Modë

Nga komoditeti tek kombinimi. Trikot e leshta me thurje që s'duhet të mungojnë në dollap këtë dimër

Nga komoditeti tek kombinimi. Trikot e leshta me thurje që s'duhet

Është periudha më e ftohtë e dimrit dhe ajo që nuk duhet të mungojë në dollap është trikoja e leshtë me thurje, të ngjashme me ato që na thurnin me shtiza dikur gjyshet tona. Janë komode, të rehatshme dhe më e rëndësishmja të mbajnë ngrohtë.

Nga komoditeti tek kombinimi. Trikot e leshta me thurje që s'duhet

Prej kohësh këto lloj trikosh të njohura si the classic cable-knit, të dizajnuara me kopsa, me ndarje apo edhe gjysmë golf, janë kthyer edhe në të preferuarat e stiflistëve, për shkak të ngrohtësisë, materialit të qendrueshëm dhe mundësisë për detaje dhe aksesorë sipas dëshirës.

Nga komoditeti tek kombinimi. Trikot e leshta me thurje që s'duhet

Nga komoditeti tek kombinimi. Trikot e leshta me thurje që s'duhet

Nga Yoyo Cao dhe Camille Charriere tek Jeanette Friis Madsen apo Lois Opoku, modeli shfaqet kudo në fashion-showt që i paraprijnë sezonit dhe përshtatet me stilin klasik, dhe atë të përditshëm. Kombinohen lehtë me pantallona me prerje të gjerë, xhinse apo edhe fund.

Nga komoditeti tek kombinimi. Trikot e leshta me thurje që s'duhet

*Tiranapost.al.