Modë

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Jo vetëm që bënte ligjin në shtëpinë dhe mbretërinë e saj, por bënte edhe modën. Mbretëresha Elizabeth e ndiqte modën këmba këmbës dhe mosha nuk e pengonte për të qenë IN. Ultra Violet zgjodhi Pantone si ngjyrën e vitit 2018, atë veshi edhe mbretëresha, që në ditët e para të vitit. Edhe nuk mjaftohej me një fund, a një bluzë. Nga koka tek këmbët, nga pallto tek fundi, violet.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Nëse në vitin 2017 në modë ishte e gjelbërta e hapur, që vështirë të vishej e kombinohej nga të gjithë, mbretëresha e kish veshur që në vitin 2001. Kokë e këmbë madje.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Në 2015-ën ishin në modë 2 ngjyra të familjes pastel: rozë kuarc dhe bojëqielli. Po mbretëresha s`kishte pritur 2015-ën. I kishte veshur që në fund të 2014-ës.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Me gjithë pallto e kapelë e respektoi modën e vitit 2014-të. Lejla thanë ata, lejla veshi ajo.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Në 2013 ishte smerald (ngjyra mente) në modë. As ky rast s`i shpëtoi zonjës së ngjyrave.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Edhe portokallinë e 2012-s e veshi. Sërish uniform. E kombinoi me kapelën.
Ishin vite të tjera ato të rozës së ndezur. Po modën e 2011-s ajo e kishte ezauruar që në 1992-shin.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Shumë hapa përpara modës dhe institutit që shpall ngjyrën e vitit. Pallton në të verdhën e mimozës, që ishte në modë në vitin 2009, ajo e veshi që në 2001-shin.

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Këtë bëri çdo vit ajo zonjë, për të cilën bota e sidomos Britania sot është në zi. Mbase askush s`duhet të veshë të zeza. Ajo dashuronte ngjyrat!

Si i paraprinte modës Mbretëresha e Ngjyrave

Lexo më shumë