Modë

Një nga fustanet më të famshëm të Princeshës Diana shitet për 480 mijë dollarë

Një nga fustanet më të famshëm të Princeshës Diana

Mund të mos jetë aq i famshëm sa fustani “i hakmarrjes”, por ky fystan ngjyrë vjollcë konsiderohet po ashtu një nga fustanet më ikonike të Princeshës Diana.

Një nga fustanet më të famshëm të Princeshës Diana

Ai u shit në Nju Jork të premten për plot 480,000 dollarë, katër herë më shumë se vlera fillestare e ankandit 120,000 dollarë.

Një nga fustanet më të famshëm të Princeshës Diana

Diana e veshi fustanin për një portret zyrtar mbretëror në vitin 1991, e po ashtu edhe për një intervistë me Vanity Fair në verën e vitit 1997, pak para vdekjes së saj.

Një nga fustanet më të famshëm të Princeshës Diana

Fustani në ngjyrë vjollce të thellë ishte pjesë e koleksionit të vjeshtës 1989 të Victor Edelstein, i cili dizajnoi edhe veshje të personalizuara për princeshën për më shumë se një dekadë.