Imazhi në komunikim është i rëndësishëm. Por akoma më i rëndësishëm është në politikë. Kjo duhet të jetë arsyeja pse edhe politikania italiane e krahut të djathtë, Elly Schlein, ka vendosur të rinovojë look-un e saj, duke u mbështetur në këshillën e një konsulenteje imazhi, Enrica Chicchio, e cila e ndihmoi të ndryshonte veshjet e saj.
“Zgjedhjet e mia të veshjeve varen sigurisht nga situata në të cilën ndodhem. Ndonjëherë jam jokonvencionale, herë të tjera më formale. Në përgjithësi, u them po ngjyrave dhe këshillave të Enrica Chicchio. Skema e ngjyrave është revolucioni stilistik për të rritur fuqinë e veshjes, pra një mjet komunikimi i lindur në vitet '70 - '80 i cili bazohet në një sërë teknikash që synojnë të përmirësojnë imazhin, për të dhënë personalitet, stil dhe për rrjedhojë edhe pushtet,” ka rrëfyer për Vogue Italia, Elly Schlein.