Modë

Qesja e mbeturinave është çanta më e re e Balenciaga-s

Qesja e mbeturinave është çanta më e re e Balenciaga-s

Disa muaj më parë, gjatë Javës së Modës në Paris, ku u prezantuan koleksionet e modës vjeshtë-dimër 2022-2023, Balenciaga hodhi në treg një çantë për të cilën nuk mund të mos komentosh.

Një çantë që më shumë duket si qese mbeturinash.

Qesja e mbeturinave është çanta më e re e Balenciaga-s

Emri i çantës është Trash Pouch, fjalë për fjalë “qesja e saj e plehrave”.

Megjithëse nuk është ende në shitje online, kostoja është rreth 1790 dollarë.

E krijuar nga lapsi i stilistes gjeorgjiane Demna, drejtoreshë kreative e markës, çanta po dërgohet nëpër dyqane për t`u shitur sezonin e ardhshëm.

Është prej lëkure dhe është në dispozicion në katër ngjyra, e zezë, e bardhë dhe e kuqe, blu dhe e zezë ose e verdhë dhe e zezë.