Modë

Reshje shiu dhe dëbore! Njihu me motin për sot

Reshje shiu dhe dëbore! Njihu me motin për sot

Moti ditën e sotme do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në verilindje të vendit.

Gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -3 deri në -7 gradë celcius. Ndërsa temperaturat maksimale do jenë 3-4 gradë celcius në veri të vendit dhe 11-12 gradë celcius në zonën e ulët dhe në bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug, me shpejtësi 10-20 m/sekondë duke sjellë dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.

b