Modë

Rrjeti po zien për fustanin 26 paund nga Zara: Pse të gjithë e duan?

Rrjeti po zien për fustanin 26 paund nga Zara: Pse të gjithë e

Në Instagram, TokTok dhe kudo në rrjetet spciale po reklamohet një fustan nga Zara. Fustani i bardhë midi-dress me çmimin 25.99 paund po xhiron në rrjet dhe të gjitha vajzat duket se duan ta kenë në garderobë.

Rrjeti po zien për fustanin 26 paund nga Zara: Pse të gjithë e

Rosie May është blogerja e famshme në Britani e cila duke parë famën e këtij fustani, vendosi ta blejë dhe pasi e postoi në një video në TikTok mori më shumë se 110 mijë like: Më bëni pak grim dhe me këtë fustan do jem 10/10 (perfekt).

Rrjeti po zien për fustanin 26 paund nga Zara: Pse të gjithë e

Sipas përdoruesve të rrjetet sociale, fustani është perfekt për të shkuar në punë, për të dalë pasdite por edhe për tu veshur në mbrëmje. E duket se ngjyra dhe materiali i gomuar me ndërthurje të pambukte favorizon edhe ato që janë të masave pak më të mëdha.

Rrjeti po zien për fustanin 26 paund nga Zara: Pse të gjithë e

Fustani ka dhe dy rripa në pjesën sipër barkut dhe dy të çara në pjesën anash.

Ky fustan nuk është më në dispozicion tek Zara në Britani, por të fiksuarit kanë arritur ta gjejnë deri në Ebay, ndonëse me çmimin dyfish më të lartë.

Një përdoruese e TikTok shpërndau lajmin: ‘Vajza, fustani është në eBay! E kam porositur nga Britania dhe më ka kushtuar 54 paund vetëm posta, por kisha nevojë për të! Me gjasë Zara do t'i futet punës për të prodhuar më shumë fustane të tillë!

*Tiranapost.al.