Të gjitha shkojnë e vijnë, veç pulovrës së Meghan që s'del kurrë nga moda

Meghan Markle ka qenë kryefjalë në media javët e fundit për dokumentarin e shumëfolur në Netflix, por së fundmi edhe për veshjet e saj. Dukesha e Susexx rrallë gabon në zgjedhje, sidomos kur bëhet fjalë për modën. Mësimi i saj më i fundit i stilit? Fuqia e përjetshme e pulovrës së kashmirit.
Dukesha mund të shihet e veshur me një pulovër kashmiri ngjyrë lejla të lehtë gjatë gjithë dokumentarit te saj Meghan & Harry- me flokët e saj të stiluar në onde me valëzime të lehta.
Meghan na kujton se investimi në një pulovër kashmiri me cilësi të mirë është gjithmonë një lëvizje e zgjuar për veshjet e përhershme; nuk do të dalë kurrë nga moda dhe mund të zgjasë për një kohë të gjatë me kujdesin e duhur.
Dukesha ka pasur gjithmonë një gardërobë të larmishme pulovrash: si bluza elegante në ngjyrë kremi nga Victoria Beckham, që veshi gjatë një vizite mbretërore në Irlandën e Veriut në vitin 2018.
Stili i saj i përjetshëm është ai që i bën veshjet e saj kaq të kërkuara, ajo gjithmonë duket elegante dhe e kombinuar.
Në dokumentarin e ri, Meghan zbulon se stili i saj ka ndryshuar që nga largimi Familja Mbretërore: ajo rrallë vishte ngjyra të ndezura gjatë kohës së saj në Mbretërinë e Bashkuar.