Të veshurat më bukur në Met Galanë e pazakontë të këtij viti

Yjet zbritën mbrëmë në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City për natën më ekstravagante të modës, në Met Gala.
"Në nder të Karlit" ishte tema e këtij viti, si një haraç për jetën dhe karrierën e Karl Lagerfeld, projektuesi i fuqishëm - dhe shpesh i diskutueshëm - i cili transformoi disa nga shtëpitë më të famshme të modës.
Lagerfeld u bë sinonim i Chanel në dekadat kur ai shërbeu si drejtor kreativ, dhe kur vdiq në vitin 2019, në moshën 85-vjeçare, ai ende po drejtonte Chanel dhe Fendi, prej më shumë se gjysmë shekulli.
Bashkë-drejtues të ngjarjes së këtij viti së bashku me drejtoreshën globale të editorialeve të Vogue, Anna Wintour ishin Dua Lipa, Michaela Coel, Roger Federer dhe Penélope Cruz.
Të gjithë të ftuarit, veç veshjeve, ndanë edhe kujtimet me Karl.
Margot Robbie
Kate dhe Lily Moss
Anne Hathaway
Dua Lipa
Penelope Cruz
Nicole Kidman
Gisele Bündchen
Margot Robbie
Cara Delevingne
Billie Eilish