Modë

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në 2022

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në
Pas përafërsisht dy vitesh ndryshimesh të mëdha në stilin e jetesës, duke filluar nga pandemia te kujdesi i rritur i shëndetit mendor, një tjetër gjë e cila na intereson lidhet me ndryshimet e vazhdueshme të tendencave të bukurisë gjatë këtij viti.

Duke filluar nga "flokët e rrëmujshëm të pandemisë" që kanë pushtuar mediat sociale te ngjyra më "in" e veshjeve për këtë vit, por edhe në grim, flokë e te thonjtë, kjo është një listë udhëzuese e disa prej tendencave të bukurisë që duhet t’i keni parasysh.

Veri Peri

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Nga fundi i vitit të kaluar, Instituti i Ngjyrave Pantone shpalli "Veri Peri" si ngjyrën e vitit 2022.

"Ndërsa jemi në një botë ndryshimesh të paprecedentë, zgjedhja e PANTONE 17-3938 Very Peri sjell një perspektivë dhe vizion të ri të ngjyrave blu, duke përfshirë cilësitë e blusë, por në të njëjtën kohë edhe vjollcën e nuancën e kuqe.

Kjo ngjyrë shfaq një qëndrim të çuditshëm, të gëzueshëm dhe krijon ndjesinë e pranisë dinamike që inkurajojnë kreativitetin e guximshëm dhe shprehjet imagjinative," tha drejtoresha ekzekutive e Institutit Pantone në një deklaratë.

Nuanca vjollcë-blu mund të kombinohet në mënyra të ndryshme në grim, veshje dhe thonj.

Gurë e xixa kudo

Pinterest tha në raportet e tij të parashikimeve të vitit 2022 se prirja drejt aksesorëve që shkojnë shumë përtej vathëve bazë, byzylykëve të thjeshtë ose gjerdanëve.

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Tani, njerëzit po i përdorin gurët thuajse në gjithçka, për t’i vendosur në dhëmbëve dhe si aksesorë.

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Prerje biksi

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Çfarë është një prerje bixie? Një nërthurje midis prerjes pixie dhe bob që do e shikojmë kudo. Ky look me prerje të shkurtër bob me shtresa të theksuara bën që të rikthehet vëmendja te modelet e flokëve të viteve ‘90.

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Thonjtë

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Arti i thonjve po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në të gjithë mediat sociale dhe vazhdon të jetë një trend i rëndësishëm i këtij viti.

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Format e ndryshme, ngjyra të mrekullueshme dhe xixat do t’i shikoni kudo.

Flokë të ngufur

Tendencat e fundit të bukurisë që duhet të provoni në

Sipas Pinterest femrat këtë vit do të provojnë modele flokësh me fryrje të lartë.