Thom Browne fiton betejën ligjore me Adidas për 4 vijat
Adidas ka humbur një çështje ligjore në përpjekje për të ndaluar një stilist që të përdorë një dizajn me katër shirita.
Gjigandi i veshjeve sportive argumentoi se katër vijat e markës luksoze Thom Browne Inc ishin shumë të ngjashme me tre vijat e saj.
Browne argumentoi se blerësit nuk kishin gjasa të ngatërronin dy markat pasi - ndër arsyet e tjera - ai kishte një numër të ndryshëm vijash.
Adidas kishte planifikuar të kërkonte më shumë se 7.8 milion dollarë (6.4 milion £) si dëmshpërblim - por një juri në Nju Jork mbajti anën e Browne.
Modelet e Browne shpesh paraqesin katër vija horizontale, paralele, që rrethojnë veshjet.
Veshjet sportive nuk dominojnë krijimet e Thom Browne Inc dhe prodhimi i tyre synon klientët e pasur.
Avokatët e Browne gjithashtu argumentuan se vijat janë një dizajn i zakonshëm.
Ndërsa Adidas filloi veprimet ligjore në vitin 2021, beteja midis dy kompanive daton më shumë se 15 vjet më parë.
Në vitin 2007, Adidas u ankua se Thom Browne po përdorte një dizajn me tre shirita në xhaketa. Brone pranoi të ndalonte përdorimin e tij dhe shtoi një shirit të katërt.
Që atëherë, Thom Browne Inc është zgjeruar me shpejtësi dhe tani shitet në më shumë se 300 vende në mbarë botën, dhe vitet e fundit ka krijuar më shumë veshje atletike.