Tre veshjet që i duan të gjitha vajzat, i kishte Meghan Markle këtë javë në Manhattan

E Mërkurë 20 Korrik 2022, 11:58
TiranaPost
Në fakt Meghan i veshi të trija veshjet brenda një dite.
E nisi ditën me fustanin e ngushtë pas trupit, tërësisht të zi, me xhepa fals.
Kurse kur u ul për një drekë pune zgjodhi pantallonat e shkurtra me prerje serioze ngjyrë blu. I kombinoi me këmishën e bardhë dhe rripin, çantën dhe këpucët kafe.
Veshje tjetër kishte ruajtur për në mbrëmje. Për të ngrënë një darkë në Locanda Verde me bashkëshortin e saj Princin Harry dhe një grup miqsh të ngushtë zgjodhi jumpsuitin e zi me jakë të bardhë.
A nuk janë tre superide për këto ditë të nxehta vere?