Modë

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni “Fashion”

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Të dukesh më në modë nuk ka të bëjë gjithmonë me veshjen e tendencave të fundit apo rrobave të shtrenjta.

Truket në stil janë ato që bëjnë diferencën, megjithëse nganjëherë kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Edhe nëse një veshje specifike është jashtë “zonës tuaj të rehatisë”, ju thjesht duhet të lëvizni dhe silleni sikur është diçka që ju e vishni gjatë gjithë kohës. Veshja juaj ka të bëjë më shumë me qëndrimin tuaj, sa me rrobat dhe aksesorët.

Por nëse akoma dëshironi disa këshilla të thjeshta të cilat ju vijnë në ndihmë për tu dukur “Fashion” këtu do të gjeni disa modele të rekomanduara nga “Cosmopolitan”.

Kombinimi i ngjyrave

Zgjidhni dy ose tre ngjyra bazë për veshjen tuaj (në këtë rast jeshile me nenexhik dhe të bardhë), dhe pastaj veshjes shtojini aksesorët, kjo do tju bëjë të dukeni tërheqës.

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Përziej copat

Grumbulloni një tufë pëlhurash të ndryshme, të thurura me shirita, lëkurë gjarpri, kamoshi, mëndafshi, etj., kjo do tju bëjë të dukeni elegante.

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Vish një set që kombinon

Kjo është një nga mënyrat më të lehta për tu dukur elegante. Çdo kombinim me dy pjesë si një kostum duket automatikisht në modë.

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Zgjidhni veshje të së njëjtës ngjyrë

Zgjidh një nuancë dhe vazhdo me të! Ky opsion është një mënyrë e shpejtë veshje dhe ju do të dukeni të kombinuar nga koka tek këmbët.

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Një kapelë

Moda është për të krijuar një pamje të mirë-përcaktuar dhe asnjë aksesor tjetër më shumë se një kapele nuk mund ta bëjë këtë.

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Vish syze dielli

Nëse vishni një veshje dhe ju duket sikur ju mungon diçka ka shumë mundësi që të jetë një palë syze dielli.

Truket në veshje që do t’iu bëjnë të dukeni

Vishni çantën tuaj në pjesën e përparme të trupit

Tërhiqeni atë gjë përpara dhe tregojeni. E dini që gjithsesi është pjesa juaj e preferuar e veshjes. Një truk tjetër është ta rregulloni në mënyrë që rripi të jetë më i shkurtër dhe të ulet më afër belit tuaj.