Modë

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Moda e verës 2021 ka të bëjë me ngjyrat e forta: Lilak, pink, jeshile apo si bluja. Me këtë frymëzim janë rikthyer edhe unazat plastike.

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Nëse je vajzë, me siguri do kesh vendosur bizhuteri si vathë, gjerdanë, unazadhe byzylykë prej plastike në fëmijëri për t’u dukur si princeshë. Por tanimë këto modele janë kthyer në tendencë për të rriturit.

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

‘Kitschy dhe Chunky’, ky trend po qarkullon kudo në rrjetet sociale. Ia vlen për të eksperimentuar, por a ia vlen të investosh tek to?

Ky stil ka qenë një tendencë kohë më parë, nisur nga La Manso rreth tre vite më parë. Stilistja me bazë në Barcelonë, Adriana Manso, u frymëzua nga koleksioni i gjyshes së saj me bizhuteri akrilike.

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Të famshmet si Dua Lipa dhe Bella Hadid nisën të postonin foto me unaza plastike në Instagram dhe TikTok. Dhe tani është një nga tendencat më të ekspozuara të verës. Nëse flitet për investim, të gjithë e dimë se ato nuk mund të rezistojnë gjatë.

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Por nëse dëshironi të blini të paktën një, vetëm për shkak të popullaritetit të tyre, ato gjenden lehtë. ASOS dhe Etsy kanë publikuar që tani modelet nga La Manso dhe Smell The Cactus, çmimet variojnë nga 10 në 100 euro.

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

Unazat plastike, trendi që rikthehet këtë verë

*Tiranapost.al.