Modë

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d sjell idenë sesi mund të duket një dyqan Zara

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Nuk është reale edhe pse shumë njerëz online e kanë marrë si të mirëqenë. Është një, vitrinë digitale e ideuar nga faqja e Instagramit me emërtimin ‘shanef3d’. Faqja menaxhohet nga Shane Fu, një grafik dizajner nga Wuhan (qyteti ku shpërtheu Covidi për herë të parë). Ai ka ndjekur studimet në Boston University për Artin Grafik.

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Kjo vitrinë marramendesë në të cilën nuk sheh veshjet, por imazhet që lëvizin ka mahnitur ndjekësit dhe është krijuar nga Shane Fu.


Shumica e ndjekësve shkruajnë: A është diçka e vërtet kjo? Qenka një mrekulli. E mrekullueshme, e magjishme. Uau mjafton kaq, fantastike.

Pra të gjithë të mahnitur nga akuariumi pamor dhe zanor i krijuar virtualisht nga Shane Fu.

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Bota e fashion në fakt ka filluar të përpiqet të ecë sipas tekonologjisë. Në mos sipas teknologjisë dhe praktikave kaq të avancuara, gjithmonë e më shumë po u kushtohet rëndësi vitrinave. Kjo foto për shembull ku duket sikur shigjetat gjuajnë një çantë është nga një vitrinë e Louis Vuitton në Paris.

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Video/ A është kjo e ardhmja e vitrinave digitale?! Artisti Shanef3d

Kurse dy fotot e tjera jane marrë nga një dyqan Hermes. Edhe dyqani brenda është shndërruar në natyrë. Pra thënë në një gjuhë tjetër manekinët nuk mjaftojnë. As dyqanet online. Pavarësisht mundësisë për të blerë nga shtëpia, dyqanet do të ruajnë deri në fund romanticizmin, por edhe sigurinë për veshjet.


Ky është linku i faqes së Shane Fu për më shumë punë të bëra prej tij.