Modë

Video/ Tezenis frymëzohet nga ‘La Casa de Papel’ për të brendshmet e reja

Video/ Tezenis frymëzohet nga ‘La Casa de Papel’ për

Tezenis ka hedhur në treg linjën e re Vjeshtë-Dimër të të brendshmeve dhe pizhameve frymëzuar nga seriali i famshëm, prodhim i Netflix, “La Casa de Papel”.

Në faqen zyrtare të Tezenis tregohen disa modele për vajza dhe për djem.

Nuk është hera e parë që moda ndikohet nga filmat e serialët popullorë. Edhe në Shqipëri ka pasur një kohë kur ngado shiteshin bizhuteri si ato të Zhades, protagonistes së “Klon”.

Koleksioni vjen në një kohë që fansat e filmit presin 2021-shin për të parë sezonin e ri të “La Casa de Papel” dhe për të mësuar nëse do të jetë i fundit apo aventura vazhdon.


Ata që do blejnë veshje e të brendshme të koleksionit të ri Tezenis përse jo, mund ta shikojnë filmin (zh)veshur me to.

*Burimi Roba da Donne