Politikë

Molotov edhe në protestën e 25 majit? Basha e ka një përgjigje

Molotov edhe në protestën e 25 majit? Basha e ka një

I pyetur nga gazetarët nëse do të përdoren bombat molotov në protestën e gjashtë kombëtare të paralajmëruar për mbrëmjen e së shtunës, më 25 majit, Basha thotë se opozita nuk ka bërë thirrje kurrë për akte dhune. Por sakaq, ai shton se nuk mund ta frenojë zemërimin e qytetarëve.

“Unë nuk jam komandanti i baballarëve të Astirit dhe as të shqiptarëve që Edi Rama po u prish shtëpitë”, tha Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, pasditen e sotme.

Kujtojmë se pas protestës së 11 majit, ambasadorët e huaj në vendin tonë bënë apel për shmangie të dhunës. /Tiranapost.al/