Mori fund! Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder pas 3 vitesh romancë

E Premte 17 Janar 2020, 23:56
TiranaPost

Nuk ishte e thënë të zgjaste më shumë! Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, i kanë dhënë fund lidhjes pas 3 vitesh.
Lajmi është publikuar nga media amerikane ?Us Weekly?, por nuk jepen detaje me arsyet që mund ta kenë çuar çiftin drejt këtij vendimi.
Këngëtarja dhe biznesmeni, të dy 31 vjeç, u lidhën në qershor të 2017-s dhe vendosën që ta mbanin larg vëmendjes së publikut marrëdhënien e tyre.
Në qershor të vitit të kaluar, Rihanna pranoi për herë të parë për mediat se ishte e dashuruar me Jameel. E pyetur për martesën apo edhe mendimet për një fëmijë në të ardhmen, këngëtarja tha: ?Vetëm Zoti e di, planet e tij?./ Tiranapost.al