Moti

Borë në shumë qytete të Shqipërisë, qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht

Borë në shumë qytete të Shqipërisë, qarkullimi i

Ndërkohë që shumë zona të vendit janë ndikuar nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura shiu disa zona në qytete të tjera si Korca, Dardha, Llogaraja,Thethi, Peshkopia dhe Elbasani janë zbardhur nga bora.

Reshje bore kanë rënë gjatë natës dhe orëve te para të mëngjësit në qytetin ePeshkopisë dhe në të gjithë qarkun e Dibrës ku trashësia e borës ka arritur në 5 cm.

Edhe disa fshatra malorë të qarkut të Elbasanit janë mbuluar nga bora. Në Steblevë sic raportohet trashësia e borës mëngjesin e sotëm kishte arritur në 20 cm, ndërsa në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë në rreth 35-40 cm.

Sipas njoftimit të ARRSH kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugëve nga bora, shpërndarjen e kripës dhe për pastrimin e inerteve në zonat ku më parë kishte pasur reshje shiu.

Akset rrugore në të tilla zona janë të hapura dhe qarkullimi I automjeteve vazhdon normalisht, por gjithsesi ARRSH I bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërorë në zonat malore.

Tiranapost.al