Moti

Bregdeti me mot të kthjellët, pjesa tjetër e vendit me vranësira

Bregdeti me mot të kthjellët, pjesa tjetër e vendit me

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e lehta do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por bregdeti do të vijojë me mot të kthjellët edhe në orët e pasdites.

Bregdeti me mot të kthjellët, pjesa tjetër e vendit me

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.