Moti

Diell në Tiranë! A do vazhdojë kështu moti deri në fundjavë? Meteorologu jep parashikimin për gjithë vendin

Diell në Tiranë! A do vazhdojë kështu moti deri në

Reshjet intensive u zëvendësuan sot nga rrezet e diellit dhe qiellit të kthjellët. A do vijojë kështu në vijim, apo do ketë sërish reshje? Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani ka treguar se moti do jetë i kthjellët deri në fundjavë. Temperaturat do rriten duke u larguar vlerat me minus.

Hakil Osmani:

Temperaturat sot, vlerat minimanle shënuan -1 në zonar malore dhe maksimumet në zonat jugperëndimore deri në 15 gradë. Kjo rritje e vlerave vijon edhe në vijim duke bërë që, deri në fundjavë do kemi vlera termike minimale në 2-3 gradë në zonat malore dhe maksimimunin në zonat perëndimore me vlera 17 -18 gradë gjatë kësaj fundjave.

Kjo vjen si pasojë pasi pritet nga sot deri në të diel të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta kryesisht në zonat malore, ku më shumë do jenë vranësira kalimtare.

Do përjetojmë sërish brenda ditës shi, diell dhe erë? Apo do jetë situata më e qëndrueshme deri në fundjavë?

Në fakt deri në fundjavë situata do jetë e qëndrueshme, do mbizotërojë moti i kthjellët, vranësirat do jenë të pakta. Edhe parametri i erës nuk do jetë problematik.

*Tiranapost.al.