Moti

Dita do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Në mbrëmje nis shiu

Dita do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Në

Moti në vendin tonë, do të mbetet nën prezencën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike, duke sjellë mbizotërim të vranësirave ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë.

Nuk do të mungojnë gjithashtu, intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje, kur pritet sërisht intensifikim i reshjeve në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16-17°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë maksimae 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor , kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.