Për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta kryesisht në relievet e larta malore.
Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.