Moti

Dita e parë e muajit fillon me mot të ngrohtë! Sa do shkojnë temperaturat

Dita e parë e muajit fillon me mot të ngrohtë! Sa do shkojnë

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Perëndimi dhe jugperëndimi i Europës, Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare, në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike, të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante në vlerat maksimale, duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 28°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.