Moti

Dita nis me shi, por përmirësohet në orët në vazhdim

Dita nis me shi, por përmirësohet në orët në vazhdim

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta të cilat do të jenë kryesisht në juglindje të vendit, aty ku edhe deri në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe në lartësinë mbi 900 metra reshje bore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

në bregdet: 9 / 17 °C,

në vendet e ulëta: 6 / 17 °C,

në vendet malore: -2 / 8 °C.