Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore parashikohet që kalimet e vranësirave të jenë më të theksuara, POR nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në këto zona të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë.