Do rikthehet i ftohti! Temperaturat do të shkojne deri në -5 gradë

Shkurti ka nisur me një rikthim të temperaturave të ulëta.
Sipas meteorologes Lajda Porja, Shqipëria do të përfshihet nga temperatura të ulëta, të cilat do të shkojnë deri në -5 gradë Celsius në qytete si Bulqiza.
Ajo tha se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, vendi do të përfshihet nga një masë e ftohtë ajri, që do të jetë prezente gjatë orëve të para të mëngjesit të martën, dhe do të mbizotërojë deri në fundjavë.
“Do jetë një javë relativisht e ftohtë, pritet të kemi temperatura deri në -5°C në Peshkopi dhe Bulqizë, -3°C deri -4°C në Korçë, ndërsa në Bogë dhe Shishtavec mund të shënohen -8°C. Maksimalet do të jenë jo më shumë se 13°C”, tha Porja.
Kjo javë, sipas saj, do të ketë temperatura -3°C më të ulta se zakonisht për këtë periudhë të shkurtit, por që do të përmirësohen në vazhdim.