Moti

E diela e Zgjedhjeve rrit temperaturat (jo vetëm ato politike)

E diela e Zgjedhjeve rrit temperaturat (jo vetëm ato politike)

E diela do të sjellë rritje të temperaturave, në ditën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sinoptikanët e Meteoalb kanë parashikuar që fundjava do të mbyllet me mot të kthjellët dhe me rritje të temperaturave termike me 5 gradë Celsius.

'Pasditja e së shtunës na sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke na sjellë kthjellimet. Të dielën, kryesisht gjatë orëve të mesditës presim maksimumin në rang territori në 22 deri në 23 gradë, thotë meteorologia e Meteoalb Adiola Bani.

Situata do vijojë e njëjtë edhe pas ditës së diel, deri në fund të muaj Prill: Presim vlera termike edhe në 25-26 gradë Celsius.

Muaji Prill i këtij viti shënoi temperatura më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë, duke rikthyer në vend klimën tipike mesdhetare.

*Tiranapost.al.