Dita e sotme do të sjellë në Shqipëri dominim të motit të kthjellët, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pritet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqën në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.