Moti

E shtuna diell. Moti bën kthesë të dielën

E shtuna diell. Moti bën kthesë të dielën

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

E shtuna diell. Moti bën kthesë të dielën

Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi.

E shtuna diell. Moti bën kthesë të dielën

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryje me shpejtësi mesatare 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë. Vihet re një rënie e ndjeshme në fushën termike në mesditë.