Ditën e sotme vendi ynë, edhe për këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar, që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.
Gjithashtu, në orët e mbrëmjes parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë, për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.