Moti

Edhe kjo e dielë me temperatura të larta

Edhe kjo e dielë me temperatura të larta

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat lindore priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.