Moti

Edhe një javë kohë për plazh

Edhe një javë kohë për plazh

Gushti do të mbyllet me temperatura të favorshme. Sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani, në një lidhje për News 24 tha: “Sot temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius, të martën bien me 3 gradë deri në 36 por jo më shumë, teksa ditët e tjera vijojnë me 37- 38 gradë Celsius”.

Në zonat bregdetare do të ketë vetëm mot të kthjellët si dhe diell e temperatura të larta kurse disa vranësira do të ketë vetëm në rajonin verior dhe qëndror të vendit.