Moti

Erë, shi dhe borë! Fundjava tipike dimërore

Erë, shi dhe borë! Fundjava tipike dimërore

Sipas MeteoAlb: Fundjava do të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm në vendin tonë duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit dhe reshje dëbore në zonat malore.

Disi kushte më të mira atmosferike do të kemi gjatë së shtunës për të rikthyer sërish reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive gjatë ditës së diel. Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje duke bërë që vlerat minimale të zbresin në -1 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi parashikohet deri në vlerën 14 gradë celsius.

Vlen të theksojmë parametrin problematik të erës gjatë kësaj fundjave duke qenë se shpejtësia e saj arrin deri në 70 km/orë.

Tiranapost.al