Sot pritet të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë lindore, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerta ekstremale ditore, duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.