Ditën e mërkurë moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten 7-15 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 16 -17°C në veri, 21 -25°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.