Moti

Freskohet moti, por nuk ka shi

Freskohet moti, por nuk ka shi

Sipas MeteoAlb: Nën mbizotërimin e motit të kthjellët vijon ultësira perëndimore, ndërsa kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë shtrirjes Lindore. Orët e mesditës bëjnë që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe pjesërish në zonat e ulëta POR mundësia për reshje thuajse zero. Gjate pasdites dhe natës pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori.

Freskohet moti, por nuk ka shi

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndieshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar ne brigjet e jonit dallgëzim 5 ballë.