Moti

Fundjavë e kthjellët dhe e nxehtë

Fundjavë e kthjellët dhe e nxehtë

Sipas Lajda Porja nga Meteoalb: Një fundjavë e kthjellët dhe e nxehtë. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 32 gradë. Zonat më të nxehta do të jenë Tirana, Fieri, Elbasani dhe Berati. Këto zona do shënojnë vlerat maksimale gjatë kësaj fundjave. Vija bregdetare do të jetë me mot të kthjellët dhe temperaturat do të luhaten nga 26 gradë deri në 29 gradë celcius, kryesisht në Ksamil dhe Sarandë.


Moti do të jetë i kthjellët deri pasdite ku do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta. Në zonat malore do të ketë grumbullim të reve dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.