Moti

Fundjavë me shi, ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Fundjavë me shi, ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Fundjava në vendin tonë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e sotme moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Fundjavë me shi, ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

Fundjavë me shi, ja si parashikohet moti sot dhe nesër