Moti

Gushti me 4 gradë më shumë se vlerat normale, si do jetë moti dhe parashikimi për 15-ditëshin e dytë të muajit

Gushti me 4 gradë më shumë se vlerat normale, si do jetë

Pavarësisht rënies me 2-3 gradë në krahasim me temperaturat e këtyre ditëve me vlera edhe mbi 40 gradë, gushti do të jetë një muaj me vlera të larta termike gjithashtu. Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për muajin ku ka thënë se vlerat do jenë me 4 gradë më shumë se vlerat tipike normale të temperaturave për gushtin.

Edhe për pushuesit e 15 ditëshit të dytë të gushtit, moti do të jetë i favorshëm ku nuk flitet për mundësi reshjesh të shiut në zonat bregdetare, por herë pas herë me ditë shumë të nxehta, të ndikuara nga masat ajrore të kontinentit afrikan.

Gushti me 4 gradë më shumë se vlerat normale, si do jetë

Parashikimi i motit për muajin gusht:

Hakil Osmani:

Në fakt sot mbetemi në ndikimin e temperaturave shumë të larta, në zonat qendrore do regjistrohet vlera maksimale deri në 41 gradë në Berat, dhe një pjesë e mirë e qyteteve në zonat e ulëta do regjistrojnë 40 gradë. Edhe Kukësi në veri do kapë vlerat deri në 38 gradë.

Nesër mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike, por kemi një rënie të lehtë me dy gradë në zonat veriore, pjesa tjetër me rënie me 1 gradë. Vijojnë temperaturat e larta edhe pse deri në fundjavën që vjen do kemi rënie të lehtë dhe graduale me 3-4 gradë, por vlerat mbi 37 gradë sërish janë shumë të larta për muajin gusht.

-Edhe këto ditët me ulje temperaturash janë mbi mesataren?

Po, sërish temperaturat deri në fundjavën që vjen priten deri në 4 gradë më të larta se ato normalet për muajin gusht. Në fakt pjesa e parë e muajit do jetë në mbizotërimin e temperaturave të larta, herë pas here do kemi ditë me ulje termike, por me vlera normale.

Ky gusht do jetë i favorshëm për pushuesit, do ketë kryesisht kthjellime, ndërsa zonat malore do kemi herë pas herë vranësira të pakta dhe mundësi për krijimin e rrebesheve afatshkurtra por sasi shumë të pakët dhe jo problematike.

-E përgjithshmja, i gjithë gushti do jetë vapë?

Po, përveç 15 ditëshit të dytë ku do të jetë përmirësim i kushteve dhe temperaturave termike, që t’i afrohen më afër vlerave normale, por nuk përjashtohet mundësia me temperatura shumë të larta edhe në 15 ditëshin e dytë nga masat ajrore që mund të vijnë e ndikohen nga kontinenti afrikan.

*Tiranapost.al.