Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Europian kanë goditur rajonin e Ballkanit, duke bërë që dhe vendi ynë të përfshihet nga temperaturat e ulëta. Po ashtu pritet që moti i qëndrueshëm të dominojë në të gjithë territorin duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash, KU më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.