I ftohti mbërthen vendin. Temperaturat minimale shkojnë në minus 6

E Hënë 22 Janar 2024, 08:22
TiranaPost
Moti në vendin tonë, do të jetë i ftohtë me origjinë veriore duke bërë që të jetë i kthjellët, por relavisht i ftohtë.
Do të ri-kthehen problemet e ngricave ne akset rrugore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga – 6°C deri në 12 °C vlera më e lartë në rang territori, ku do të shënohet në qytetin e Sarandës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.