Moti

I ftohti siberian/ Sot termometri shënon -10 gradë

I ftohti siberian/ Sot termometri shënon -10 gradë

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore kontinentale, të thata dhe të acarta me origjinë siberiane. Temperaturat do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

Në Bajram Curr termometri kap vlerat -10 gradë, Peshkopia -9 gradë dhe Korça -7.


Kryeqyteti do të ketë luhatje temperaturash nga -1/7gradë.


Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.