Moti

I nxehti afrikan do të vazhdojë edhe përgjatë javës së ardhshme

I nxehti afrikan do të vazhdojë edhe përgjatë javës

Edhe java e parë e gushtit do të vazhdojë të karakterizohet nga temperaturat e larta dhe thatësia, ndryshe nga dita e sotme ku mund të ketë shira lokalë dhe vranësira në disan zona të vendit.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Metereologjik Ushtarak, fillimi i javës do të jetë i përfshirë nga i nxehti “afrikan”, për shkak të masave të nxehta që vijnë në vendin tonë nga Afrika e Veriut.

Duke filluar nga dita e enjte moti do të freskohet pak për shkak të largimit të masave të nxehta që do të zëvendësohen nga ato të freskëta nga veri-perëndimi. Prej së enjtes mund të priten shira sporadike dhe vranësira të lehta, por megjithatë temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe shiu do të jetë i dobët.

I nxehti afrikan do të vazhdojë edhe përgjatë javës

Tiranapost.al