Moti

I nxehti përshkon vendin nga nesër! Parashikimi i meteorologes Bani

I nxehti përshkon vendin nga nesër! Parashikimi i meteorologes Bani

Europa do të përshkohet nga i nxehti nga kjo javë dhe i njëjti parashikim vlen edhe për Shqipërinë.

Pavarësisht se ditën e sotme vendi u përshkrua nga vranësia, ndërsa pritet të ketë edhe reshje, meteorlogia Adiola Bani tha se është një situatë normale, pasi ndodhemi në stinën e pranverës.

I nxehti përshkon vendin nga nesër! Parashikimi i meteorologes Bani

Ndërsa tha se nga nesër deri në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë celsius.

"Nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës me vlera 28 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Kështu që fundjava përveçse me shumë diell do të sjellë edhe rritje temperaturash. Kjo situatë është normale, pra reshjet, pasi jemi ende në stinën e pranverës", tha meteorologia Adiola Bani, për “Report TV”.