Moti

Java do të jetë e ngrohtë, deri të premten

Java do të jetë e ngrohtë, deri të premten

Sipas Meteoalb: Java ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta më të dukshme të zonat Veriore dhe Jugore, duke sjellë edhe momente të shkurtra me reshje shiu. Parashikohet që në orët e pasdites të kemi përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që të kemi rikthim të kthjellimeve. Duke filluar që nga dita e martë dhe deri ditën e premte, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Nuk parashikohet që të kemi reshje, megjithëse vranësirat do t`i kemi të pranishme në orët e pasdites. Dita e premte dhe fundjava do të risjellë ndryshim total të situatës sinoptike duke qenë se do të kemi ardhje të masave ajrore nga veriu i kontinentit. Këto masa do të risjellin reshjet e shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit.


Parashikohet që e shtuna dhe e diela të jenë me reshje të konsiderueshme, në Ultërsirën Perëndimore si dhe zonat Veriore dhe Verilindore.

Përsa u përket temperaturave të ajrit, ato minimalet kanë pësuar një rritje të lehtë, duke bërë që e gjithë java, deri ditën e premte të ketë temperatura tipike të vjeshtës, ku minimalet janë 5-6 gradë dhe maksimalet janë 23 gradë.

Pritet që dita e shtunë dhe e diel të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në zonat malore të zbresë në vlera negative dhe maksimalet të jenë jo më shumë se 17 gradë.