Ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell, pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore malore të vendit.
Vranësirat hera-herës priten të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët.
Reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.