Moti

Java nis me mot të qëndrueshëm. Temperaturat deri në 25 gradë

Java nis me mot të qëndrueshëm. Temperaturat deri në 25

Këtë të hënë, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten intervale të gjata me kthjellime e më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash, ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët, deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.