Moti

Java nis me temperatura të larta. Sa do të shkojnë maksimalet sot?

Java nis me temperatura të larta. Sa do të shkojnë maksimalet

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zona e ulëta.