Moti

Java nis me vranësira, por pa shi. Sa do të shkojnë temperaturat?

Java nis me vranësira, por pa shi. Sa do të shkojnë temperaturat?

Shqipëria do mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.

Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare.